Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment në UBT, vizituan ngrohtoren “Termokos”

bool(false) 19/05/2022

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment në UBT, kanë realizuar një vizitë studimore në ngrohtoren e qytetit të Prishtinës “Termokos”.

 

Në këtë vizitë, studentët të shoqëruar nga profesorët e UBT-së, u mirëpritën nga menaxhmenti i këtij institucioni, të prirë nga inxhinieri përgjegjës, Blerim Morina, i cili iu prezantoi atyre procesin e zhvillimit të punës në ngrohtoren e qytetit.

 

Studentët e UBT-së u njoftuan më në detaje me procesin e gjenerimit të energjisë nga termocentrali i Korporatës Energjetike të Kosovës, e deri te shpërndarja e ngrohjes tek konsumatorët, me efikasitetin dhe efiçiencën e pompave shpërndarëse në të gjitha pikat.

 

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment në UBT, panë nga afër sistemin e punës së efikasitetit gjenerues, si dhe sistemin e skades operuese në ngrohtore, teksa në të njëjtën kohë nga menaxhmenti i këtij institucioni u njoftuan edhe me projektet e reja që ndërlidhen me gjenerimin e energjisë me panele solare.