Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT zhvilluan një vizitë studimore në Agjencinë pyjore të Kosovës

24/11/2022

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, në kuadër të lëndës “Legjislacioni i Agrikulturës dhe Mjedisit”, të shoqëruar nga profesori Vezir Januzi, kanë zhvilluar një vizitë studimore në Agjencinë pyjore të Kosovës në Blinajë – Lipjan.

Studentët patën mundësi të njihen për së afërmi dhe të informohen nga zyrtarët e këtij institucioni për mënyrën e hartimit të planeve menaxhuese pyjore, planeve vjetore, dhënien e lejeve për prerje në pyjet publike dhe private, si dhe mbrojtjen e pyjeve dhe kompetencave.

Vizitat e tilla studimore në kuadër të lëndëve praktike të programit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, i ndihmojnë studentët të përgatiten profesionalisht dhe të përfitojnë njohuri dhe eksperienca të reja.