Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, vizituan Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës

bool(false) 20/05/2022

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, të shoqëruar nga profesori Vezir Januzi kanë zhvilluar një vizitë studimore në Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), ku për së afërmi u njohën me punët dhe aktivitetet e kësaj organizate.

 

Gjatë kësaj vizite studentët patën mundësi të njihen me politikat e bujqësisë, projektet e Komisionit Evropian dhe implementimin e tyre në IADK, bashkëpunimin e kësaj organizate me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, përkrahjen e fermerëve në komuna të ndryshme të Kosovës, si dhe morën këshilla dhe trajnime për të gjitha fushat e bujqësisë.

 

Me qëllim të rritjes së njohurive, si dhe organizimit sa më të mirë të lëndëve praktike në kuadër të Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, studentët angazhohen për të realizuar sa më shumë vizita studimore, duke e konsideruar si një nga prioritetet për t’u bërë profesionistë në fushën e tyre.