Studentët e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT kuruan ekspozitën “Dead Dogs Walking”

23/11/2021

Studentët e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, në kuadër të praktikës, së bashku me profesorin Gazmend Ejupi, kanë demonstruar mënyrën e organizimit të një ekspozite në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

 

19 studentët pjesëmarrës fillimisht kanë punuar mbi realizimin e konceptit në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, hulumtimit për ekspozitën, e më pastaj kanë vazhduar me punëtorinë rreth rrjeteve sociale për promovimin e saj, si dhe me menaxhimin e përgjegjësive të studentëve.

 

Ndër të tjera, studentët e Fakultetit Art dhe Media Digjitale, së bashku me profesorin Gazmend Ejupi, kanë zhvilluar punëtori të tjera rreth menaxhimit të sponzorëve për ekspozitën, rreth rëndësisë së mediave dhe komunitetit, komunikimit me publikun, si dhe në fund për mënyrën e instalimit të punimeve në bashkëpunim me profesionistë të fushës.

 

Fakulteti Art dhe Media Digjitale në UBT ofron një prej programeve më moderne, shembull të një platforme profesionale për zhvillimin e mëtejshëm për inkuadrimin në fushat profesionale për punësim në industrinë kreative.