Studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT realizuan një vizitë studimore në hapësirën kreative “Autostrada Hangar”

23/11/2022

Studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, në kuadër të lëndës “Kreativitet” kanë realizuar një vizitë studimore në hapësirën kreative të edukimit, prodhimit dhe ekspozimit “Autostrada Hangar” në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren.

Në këtë vizitë studimore, studentët patën mundësinë të analizojnë ekspozitën “The story of Autostrada Hangar”, ku shpjegohet procesi i krijimit të hapësirës dhe metamorfoza e tij.

Njashtu, studentët kanë pasur rastin të dëgjojnë dhe të thellojnë njohuritë e tyre rreth procesit të krijimit të hapësirës nga stafi i “Hangar” dhe arkitekti i tij Hamdi Bajraktari, i cili i ka njoftuar më gjerësisht rreth “Autostrada Hangar”, duke filluar nga mobiliet multifunksionale lëvizëse e deri tek materialet të cilat janë të riciklueshme.