Studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, prezantuan projektin për muzeun e shoqatës “Old Timer Club” në Prizren

20/06/2022

Studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, të shoqëruar nga profesori Lulzim Beqiri dhe profesori Bekim Ceko, kanë prezantuar tri versionet e projektit të muzeut për shoqatën “Old Timer Club” në Prizren.

 

Studentët e UBT-së: Natyra Asllani, Fjolla Berisha dhe Bleona Gorcaj, prezantuan punimet e tyre, me qëllim që këto ide të jenë bazë e inicimit të projektit real, gjithnjë duke u bazuar në zgjidhjet e ofruara nga UBT.

 

Studentët dhe profesorët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, janë duke i ofruar bashkëpunim institucioneve dhe organizatave të ndryshme për të dhënë projekte që kanë të bëjnë me rregullimin dhe mirëmbajtjen e objekteve të cilat janë të rëndësishme për komunitetin në Kosovë.