Studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT panë nga afër punimet në një shkollë në Prizren

07/12/2022

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, dega në Prizren, kanë realizuar aplikimin e pjesës praktike dhe vizitës studimore në kuadër të lëndës “Bazat e Konstruksioneve të Betonit të Armuar, Çelikut dhe Drurit”, me ç’rast kanë patur mundësinë të shohin nga afër ndërtimin e një shkolle në Prizren nga kompania “Conin”, e cila financohet nga Bashkimi Evropian.

Në këtë vizitë studimore, studentët u shoqëruan nga inxhinierët e objektit, një prej të cilëve ishte edhe ish-studenti i UBT-së, Bestar Dibra, nga ku ata arritën të përvetësojnë në nivel të lartë edhe vlerësimin e cilësisë së betonit, duke aplikuar testime të ndryshme të materialeve.

Ata, njashtu u informuan dhe panë për së afërmi fazat e betonimit dhe kujdesin gjatë kësaj faze, poashtu u verifikuan edhe armaturat dhe vendosja e tyre duke lexuar projektin, me ç’rast u diskutuan aspekte si nga cilësia e betonit dhe përcjellja e tij, konstruksionet e çelikut dhe materialet tjera inovativ.