Studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, morën pjesë në festivalin “Medienfrische” në Austri

03/06/2022

Studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, të shoqëruar nga profesorë të UBT-së, morën pjesë në festivalin “Medienfrische” që u mbajt në Bschlabertal në Tyrol të Austrisë.

 

Studentët dhe stafi i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikimit Hapësinor, filluan me aktivitete të ndryshme nga java e parë e festivalit, të cilat do të pasohen nga fakultetet e tjera pjesëmarrëse deri në fund të festivalit, me aktivitete që kanë të bëjnë kryesisht me projektet që përdorin teknologji të reja digjitale, si VR (Realiteti Virtual) dhe harta 3D.

 

Tematika e trajtuar në këtë festival ishte dadaizmi, e cila është një rrymë artistike, që si simbol ka Tirolin si një gur prove që supozohej të ndriçonte një dritë ndërgjegjësimi dhe vlerësimi të qëndrimeve të tyre.

 

Programi i aktiviteteve do të zgjasë deri me datën 26 qershor, në të cilin janë të inkuadruar edhe Fakulteti Media dhe Komunikim, Fakulteti Dizajn i Integruar dhe Fakulteti Art dhe Media Digjitale në UBT, e të cilët do të vazhdojnë të jenë pjesë e festivalit.

 

Bashkëpunimi ndërmjet studentëve dhe profesorëve të UBT-së me ata austriak dhe evropian do të vazhdojë edhe në muajin korrik, ku pritet të qëndrojnë në rajonin e Pejës në Kosovë, për të zhvilluar aktivitete të ndryshme të përbashkëta.