Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, zhvilluan një vizitë në kompaninë “Me Agro”, në Lipjan

bool(false) 10/06/2022

Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, zhvilluan një vizitë studimore në kuadër të praktikës profesionale në kompaninë “Me Agro” në fshatin Llugagji të Lipjanit.

 

Studentët patën mundësi të thellojnë njohuritë e tyre rreth kultivimit të produkteve të ndryshme, si dhe analizuan lëndën e parë për përpunimin e ushqimeve dhe kushtet e ruajtjes në temperatura të ulta të produkteve ushqimore.

 

Vizitat e tilla në kuadër të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, janë në shërbim të studentëve për të përforcuar njohuritë rreth profesionit, duke i bërë ata më të përgatitur dhe të gatshëm për të punuar në tregun vendor dhe ndërkombëtar.