Studentët e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor vizituan punishten më të madhe në Prizren

08/02/2019

Studentët e Fakulteti të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, realizuan vizitë studimore në punishten më të madhe në Prizren, me sipërfaqe ndërtuese prej 50000m2.
Vizita është organizuar në kuadër të modulit “Bazat e konstruksionit të betonit të armuar, dru dhe çelik”.

 

Qëllimi i kësaj vizitë ishte që studentët të shohin nga afër procesin e punës në këtë punishte, të fitojnë njohuri shtesë rreth elementeve konstruktive në varësi të materialeve të ndërtimit të analizuar në punishte, si dhe konstruksionin e betonit dhe çelikut.

 

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, vazhdimisht po organizon vizita të karakterit studimor, me qëllim të ndërlidhjes së teorisë dhe praktikës, si dhe me qëllim që studentët të përfitojnë njohuri e përvoja profesionale.