Studentët e Arkitekturës analizuan zhvillimin historik të Prizrenit

06/05/2019

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor kanë realizuar vizitë studimore në objektet historike të Prizrenit, me fokus në ndërtesat historike, si pjesë e pandarë e zhvillimit arkitekturor të këtij qyteti.

 

Në kuadër të vizitës, krahas njoftimit të sistemit strukturor, stilistik dhe ndikimit të ndërtesave në formimin urban të qytetit, studentët patën mundësi të marrin informata shtesë edhe nga predikuesit fetarë mbi historikun e zhvillimit dhe ruajtjes së objekteve.

 

Studentët vizituan kishën katolike “Zonja Ndihmëtare”, Kishën e Shën Gjergjit, Kishën Ortodokse, xhaminë e Sinan Pashës në Prizren, Hamamin e Gazi Mehmet Pashës dhe Muzeun Arkeologjik.