Studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Drilon Syla, punësohet në kompaninë “E-medical group”

bool(false) 15/02/2022

Studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Drilon Syla, pas studimeve të suksesshme dhe angazhimit të tij në fushën e inxhinierisë kompjuterike ka arritur që të punësohet në kompaninë “E-medical group”, në cilësinë e zhvilluesit të programeve softuerike.

 

Studimet cilësore, profesionistët më të mirë të fushës, si dhe laboratorët inovativ të teknologjisë informative, e kanë ndihmuar shumë Drilonin që të avancohet tutje në rrugëtimin e tij profesional në inxhinierinë kompjuterike.

 

“Unë nga Fakulteti Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT kam perfituar shumë sepse ka qenë fakulteti më prestigjoz i cili më ka ndihmuar në rrugëtimin tim per t’u bërë zhvillues i aplikacioneve. UBT më ka ofruar mundësi për zhvillimin tim profesional dhe njohuri të reja në këtë fushë, prandaj përshtatjen me tregun e punës e kam pasur shumë më të lehtë”, ka thënë studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Drilon Syla.

 

Tutje, Driloni ka thënë se UBT është një nga ato institucionet që i kanë kontribuar atij në zhvillimin profesional, duke e mbështetur atë në secilin hap të rrugëtimit të tij, në një fushë që ai gjithmonë e ka pasur pasion për të studiuar.

 

“UBT është institucion i përkushtuar maksimalisht ndaj studentëve, me një qasje krejtësisht ndryshe nga institucionet e tjera të arsimit, ku me ndihmën e stafit akademik studentët aftësohen dhe përfitojnë njohuri në fushat të ndryshme të studimit, duke bërë që ata të gjejnë zgjidhje para secilit problem në të cilin mund të hasin në të ardhmen”, ka thënë ai.

 

UBT posedon shkollën më të madhe të shkencave kompjuterike, ndaj edhe suksesi i studentëve të këtij programi të studimit nuk është i rastësishëm, marrë parasysh përkushtimit dhe angazhimit të profesionistëve dhe stafit akademik për të nxjerrë kuadro që do t’i kontribuojnë vendit në çdo rrethanë.