SMART GREEN CAMPUS – UBT INNOVATIONS

bool(false) 23/02/2022

Smart Green Campus është inovacioni i radhës që ka zhvilluar UBT, i pesëmbëdhjeti me radhë, e që Kosovës i shton një numër kampusesh të gjelbra, të cilat përmes zhvillimit të ekonomisë së gjelbër dhe qarkore, ofrojnë një mjedis të përshtatshëm, atraktiv dhe të qëndrueshëm për të zhvilluar aktivitete të ndryshme, brenda Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së.

 

UBT, përmes këtij inovacioni bëhet institucioni i parë i arsimit të lartë që ka të zhvilluar objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm – objektivat globale (Sustainability Development Goals – SDG), të cilat ofrojnë një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjithë.

 

Zhvillimi i energjisë efiçiente, përmes Net 0 Energy Campus, si dhe me kombinimin e kësaj të fundit me prodhimin e energjisë së ripërtëritshme, mundësohet konsumimi i energjisë për aq sa prodhohet nga panelët solar, pa shfrytëzuar ndonjë burim tjetër të energjisë.

 

Zhvillimi i Kopshtit Botanik, bën që inovacioni i pesëmbëdhjetë Smart Green Campus të jetë më i pasur në aspekte të ndryshme, marrë parasysh numrin e madh të bimëve që reprezentojnë Kosovën si dhe bimë të tjera nga jashtë vendit, resurse të cilat mund të shfrytëzohen nga studentët në kuadër të një ekosistemi që ndërlidh shkencën, teknologjinë dhe inovacionin në një vend të vetëm.

 

Smart Green Campus nuk do të ishte i pasur mjaftueshëm pa teknologjitë më të fundit në dispozicion për të rregulluar koncepte të ndryshme të jetës, jo vetëm të studentëve por edhe të një komuniteti të tërë. Zhvillimi infrastrukturor përbrenda Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së është i dizajnuar në formë të atillë saqë në formë sistematike janë dizajnuar transporti institucional, parkingu dhe konceptet e tjera infrastrukturore të institucionit, përmes një teknologjie krejtësisht të mençur dhe digjitale.

 

#THISISUBT #30INNOVATIONS