Sistemet e Informacionit në UBT, program që ndërlidh aspektet teknike të teknologjisë informative dhe sistemet e biznesit

15/08/2022

Përmes programit unik Sistemet e Informacionit, UBT synon nxjerrjen e kuadrove të reja, të cilët do të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve të shumta të fushës së shkencave kompjuterike dhe biznesit, si dhe do të jenë në gjendje të hartojnë, zbatojnë dhe vlerësojnë kompjuterët bazuar në sistemet, proceset dhe programet që përmbushin qëllimet e dëshiruara.

Programi Sistemet e Informacionit në UBT, gërsheton mësimin teorik me atë praktik, si një model i përshtatur sipas institucioneve arsimore në Evropë dhe Amerikë, me qëllim që studentët të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre rreth aspekteve të rëndësishme të sistemeve të informacionit, për dizajnin, organizimin dhe menaxhimin e sistemeve të informacionit.

Studentët e këtij programi, do të përgatiten nga një staf profesionistësh dhe ekspertësh të fushës së informacionit dhe teknologjisë, duke avancuar kështu njohuritë e tyre për të qenë të gatshëm të përshtaten shpejt me industrinë dhe të jenë pjesë e saj.

Studentët që bëhen pjesë e këtij programi do të jenë në gjendje të demonstrojnë efektivitetin e punës në grupe për të përmbushur qëllimet e përbashkëta, të kenë aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me një gamë të shikuesve, të kenë aftësi për të analizuar ndikimin lokal dhe global të informatikës mbi individët, organizatat, dhe shoqërinë, si dhe të njohin nevojën dhe aftësinë për t’u angazhuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional.