Shndërrohuni në specialistë të Gazetarisë, Medias dhe Komunikimit, studio në UBT

02/11/2020

Mediat në Kosovë, institucionet dhe kompanitë e ndryshme, gjithnjë janë në kërkim të profesionistëve të cilët janë të aftësuar profesionalisht për të punuar në fusha të ndryshme, përfshirë gazetarinë, marrëdhëniet me publikun, menaxhimin e medias, marketingut, medias sociale dhe digjitale, regjisë televizive, kamerës dhe fotografisë, apo politikat publike.

 

Për tu specializuar në këto fusha, UBT ofron programin më të kompletuar në nivelin bachelor Media dhe Komunikim.

 

Ky program është i përshtatshëm për të përmbushur qëllimet tuaja, ngaqë studimi në këtë fakultet përmban teori dhe praktikë në specializimet më të kërkuara në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

 

UBT ka zhvilluar një infrastrukturë moderne të pajisur me pajisjet më moderne të kohës, institucion që ka zhvilluar edhe mediat përbrenda hapësirave universitare, Televizioni “UBT”, Radio “Campus”, Portali “UBT News” dhe Gazeta “UBT News.

 

Të diplomuarit nga ky fakultet, rreth 90% e tyre, tashmë janë të punësuar në mediat vendore, duke dëshmuar nivelin e lartë të studimeve në UBT.

 

Të interesuarit për të studiuar në këtë fakultet, këtë mund ta bëjnë tashmë sepse ka edhe pak vende të lira për të studiuar në Media dhe Komunikim.

 

Apliko TANI: https://apliko.ubt-uni.net/

Kontakti: +383 38 541 400

                +383 38 542 138