Shndërrohu në profesionist të arkitekturës, duke transferuar studimet në programin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT!

29/01/2024

Ky program synon të ofrojë njohuri të avancuara dhe t’i përgatisë ekspertët e arkitekturës që të identifikojnë dhe analizojnë problemet arkitektonike, në lidhje me dizajnin dhe zhvillimin e arkitekturës dhe përmirësimeve në kuptim të estetikës dhe efiçiencës.

Studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, falë kurrikulës moderne përgatiten për të identifikuar dhe analizuar problemet arkitektonike, hartimin dhe zhvillimin e tyre, si dhe për përmirësimin e aspekteve estetike.

UBT ka krijuar një infrastrukturë moderne, të pajisur me teknologjitë më të fundit, e cila iu mundëson studentëve të krijojnë projekte të ndryshme, si dhe i mbështetë ata që nëpërmjet punëtorive dhe ekspozitave të shfaqin talentin e tyre.