Shkollim dhe edukim cilësor në drejtimin Teknik i Farmacisë në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në UBT

bool(false) 07/07/2022

UBT përmes Shkollës së Mesme të Mjekësisë ka sjell në Kosovë drejtimin Teknik i Farmacisë, një drejtim unik që gërsheton në vete praktikën arsimore evropiane dhe amerikane, duke konsideruar të nevojshme për përgatitjen dhe përforcimin e dijes tek të rinjtë.

 

Drejtimi Teknik i Farmacisë, përpos që ka një infrastrukturë moderne të pajisur me teknologjitë më të fundit, ai ka edhe një staf profesionistësh dhe ekspertësh, të cilët angazhohen dhe punojnë në drejtim të nxjerrjes së kuadrove të reja profesionale.

 

Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT ofron edhe drejtime të tjera si: Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë, Teknik i Laboratorit Mjekësor dhe Asistent Dentar, të cilat janë mjaft të kërkuara nga të rinjtë dhe të cilat gërshetojnë në vete mësimin teorik dhe atë praktik.