Shkollim adekuat dhe kualitativ në drejtimin Teknik i Laboratorit Mjekësor në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në UBT

bool(false) 08/07/2022

Drejtimi Teknik i Laboratorit Mjekësor në kuadër të Shkollës së Mesme të Mjekësisë në UBT, është një nga drejtimet më të kërkuara dhe më kualitative që ofron UBT për të rinjtë në Kosovë dhe në rajon, duke iu mundësuar atyre shkollim dhe edukim cilësor.

 

Stafi mësimdhënës në këtë drejtim angazhohet për të nxjerrë kuadro të reja profesionale, të cilat do të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre teorike dhe praktike rreth kësaj fushe.

 

Përmes një infrastrukture moderne të pajisur me teknologjitë më të fundit dhe me një kurrikulë të bazuar në sistemin arsimor evropian dhe amerikan, nxënësit e këtij drejtimi do të kenë mundësi të aftësohen rreth drejtimit Teknik i Laboratorit Mjekësor në kuadër të Shkollës së Mesme të Mjekësisë në UBT.

 

Kurrikula e drejtimit Teknik i Laboratorit Mjekësor ofron një edukim multidisiplinar që thekson komunikimin, hulumtimin dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme, ku pas përfundimit të shkollimit, nxënësit do të jenë të përgatitur të përdorin teknikat e avancuara dhe aftësitë adekuate për të kryer eksperimente të standardeve të larta.