Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët UBT shpall konkurs për pranimin e nxënësve të rinj për vitin e ri shkollor 2023/2024

15/05/2023

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët UBT shpall konkursin e rregullt për pranimin dhe regjistrimin e nxënësve të rinj, për vitin e ri shkollor 2023/2024 për nivelin e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët (klasat 1-5 dhe 6-9).

Për të bërë aplikimin në Shkollën Fillore, nxënësit duhet të bashkëngjitin këto dokumente:

  • Fletëkalimi nga shkolla ku i vijon mësimet nxënësi/nxënësja së bashku me transkriptën e notave për klasat paraprake – origjinal (Për regjistrim në klasën e parë nuk vlen kjo pikë);
  • Ekstrakti i lindjes – origjinal dhe jo më i vjetër se 6 muaj;
  • Dy fotografi të formatit të pasaportës;
  • Fletëregjistrimi.

Për të bërë aplikimin në Shkollën e Mesme të Ulët, nxënësit duhet të bashkëngjitin këto dokumente:

Për regjistrim në klasën e 6-të:

  • Dëftesa e shkollës fillore – origjinale;
  • Ekstrakti i lindjes – origjinal dhe jo më i vjetër se 6 muaj;
  • Dy fotografi të formatit të pasaportës;
  • Fletëregjistrimi.

Për regjistrimin në klasat 7-9:

  • Fletëkalimi nga shkolla ku i vijon mësimet nxënësi/nxënësja së bashku me transkriptën e notave për klasat paraprake – origjinal;
  • Ekstrakti i lindjes – origjinal dhe jo më i vjetër se 6 muaj;
  • Dy fotografi të formatit të pasaportës;
  • Fletëregjistrimi.

Aplikimi mund të bëhet online përmes ueb sajtit zyrtar në linkun: shfmu.ubt-uni.net, ose edhe duke na vizituar në ambientet e shkollës në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, afër rrethit të QMI.

Linku i uebsajtit: shfmu.ubt-uni.net