REMOTE/CONTACTLESS DELIVERY SERVICES – UBT INNOVATIONS

10/02/2022

Shërbimet në distancë tashmë do të jenë të mundshme përbrenda Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së, të përqendruara në fusha dhe disiplina të ndryshme të jetës, falë inovacionit të dymbëdhjetë të UBT-së, Remote/Contactless Delivery Services.

 

Ky inovacion ofron një praktikë të re të shërbimeve, duke filluar nga mjekësia që ofron një qasje të re që përdorë teknologjinë për të ofruar kujdes në distancë përmes infrastrukturës moderne telekomunikuese.

 

Falë pajisjeve smart që posedon UBT, si dhe zhvillimit të videokonferencave, tashmë i është dhënë hapësirë zgjerimit të punës në distancë, duke përfshirë këtu edhe teknologjitë dhe inovacionet më të mëdha që ka bërë në fushën e teknologjisë, atë të Virtual Reality dhe Augmented Reality.

 

Inovacioni i dymbëdhjetë i UBT-së mundëson edhe menaxhimin në distancë të një kompjuteri apo rrjeti të tërë nga një vendndodhje e largët, duke përfshirë menaxhimin e softuerit dhe të gjitha aktivitetet në sistemet, rrjetin, stacionet e punës apo edhe serverët.

 

Edukimi në distancë është tashmë një prej strategjive të reja të botës së zhvilluar, me trajnime dhe certifikime të ndryshme, të cilat mundësojnë zhvillimin e arsimit dhe shkencës përmes një forme të re të të mësuarit, përderisa ky inovacion mundëson edhe mësimin dhe sportin elektronik, menaxhimin e të dhënave dhe sigurinë, fusha dhe disiplina të tjera të cilat ofrojnë shërbim plotësisht në distancë përmes Remote/Contactless Delivery Services;

 

#THISISUBT #30INNOVATIONS