
Rektori i UBT-së vizitoi kompaninë Dardania Model
22/01/201521 janar. – Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi vizitoi dje kompaninë “Dardania Model” në fshatin Koshare të Ferizajt. Në bisedë me pronarin dhe të punësuarit, z.Hajrizi u njoftua me aktivitetin e kësaj kompanie, procesin e punës dhe depërtimin në treg. Një theks i veçantë iu kushtua kualifikimit të stafit, një proces në të cilin kompanitë kosovare kanë nevojë për përkrahje të vazhdueshme.