
Rektori i UBT-së, dr. Hajrizi nominohet si pikë e kontaktit për Horizoni 2020
19/06/2014Prishtinë 19 qershor 2014- Me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, u nominua si Pikë Kombëtare e Kontaktit (PKK) për Programin Kornizë të BE-së për Kërkime dhe Inovacion “Horizoni 2020” në Kosovës, për sektorin – Teknologjitë e reja dhe të së ardhmes/ Teknologjia e Informimit dhe Komunikimit (TIK).
Ky vendim është nënshkruar nga ministri Ramë Buja.