
Rektori i UBT Dr.Edmond Hajrizi, i ftuar në konferencën “Privatësia në epokën dixhitale “krahas emrave të shquar nga Google, Facebook , HP etj
28/01/2015Në qershor të vitit 2014 UBT ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencionin Shtetëror për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke i mundësuar këtij agjencioni ofrimin e kuadrove të specializuar, projekte hulumtuese dhe zhvilluese në fushën e e mbrojtjes të të dhënave personale.
Në kuadër të këtij projekti, është organizuar në datën 27 janar 2015 konferenca “Privatësia në epokën dixhitale” ku rektori i UBT-së dr. Edmond Hajrizi, ka qënë ftuar krahas emrave të shquar nga Google, Facebook , HP etj ku ka ligjëruar lidhur me “Ngritjen e Kapaciteteve, Dizajnimin dhe Menaxhimin e Sistemeve për Privatësinë dhe Sigurinë”.
Përveç stafit drejtues dhe akademik në këtë konferencë kanë qënë prezentdhe studentë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të UBT të cilët kanë marrë pjesë në sesionin “Ethical Hacking”.
Gjithashtu, UBT ditën e sotme do të shpërndajnë 6 bursa për “Ambasadorët e Privatësisë” të cilët janë nxënës nga shkollat e mesme të Kosovës.
Në Kosovë, UBT është i vetmi institucion i arsimit të lartë i akredituar në Fushën e Sistemeve të Informacionit në Sigurinë e Informacionit dhe Privatësinë.