Rektori Hajrizi takoi anëtarët e Këshillit Ndërkombëtar Shkencor Biomjekësor të UBT-së

08/06/2022

Tirana, ishte qyteti ku rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, bëri bashkë edhe njëherë në një takim pune, Këshillin Ndërkombëtar Shkencor Biomjekësor të UBT-së.

 

Në këtë takim rektori Hajrizi, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT, Masar Gjaka, takoi profesorët ndërkombëtar: Paolo Parisi, Norbert Bachl, Antonio Tessitore dhe Harald Tschan, e ku diskutuan për çështje të ndryshme dhe të rëndësishme të këtij komiteti.

 

Përgjatë këtij takimi, u diskutua për mundësinë e zhvillimit të mëtutjeshëm të fushave biomjekësore në UBT, me fokus të zhvillimit edhe të programit Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT, në aspekte të ndryshme, duke filluar nga aspekti infrastrukturor, laboratorik, e deri tek hulumtimet dhe kërkimet shkencore.

 

Javë më parë, në kuadër të takimeve të rregullta të Këshillit Ndërkombëtar Shkencor Biomjekësor në UBT, n Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, është zhvilluar takimi i radhës, e ku u diskutua për çështje të ndryshme që lidheshin me fushat biomjekësore dhe Fakultetin Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT.