Rektori Hajrizi në Washington DC: Vizita në BAU Atlantic University, promovimi i bashkëpunimit akademik dhe zhvillimi i fushave të ndryshme

29/03/2024

Në vizitën e tij në Washington DC, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka zhvilluar një sërë takimesh dhe bisedash të rëndësishme për të thelluar bashkëpunimin akademik dhe shkëmbimin e ideve në fusha të ndryshme.

 

Një nga momentet kyçe të vizitës ishte takimi në Universitetin BAU Atlantic University, ku u diskutua detajisht për perspektivat e bashkëpunimit në fushat e teknologjisë informative, shkencave politike dhe biznesit.

 

Gjithashtu, u theksua rëndësia e zhvillimit të publikimeve dhe aktiviteteve akademike të përbashkëta për të avancuar njohuritë dhe për të kontribuar në zhvillimin e arsimit dhe industrisë.