
Rektori Hajrizi mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit master në menaxhimin inxhinierik në Universitetin e Vjenës për Teknologji
22/10/2015Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të programit master në menaxhimin inxhinierik në Universitetin e Vjenës për Teknologji, program që është ofruar në bashkëpunim me Universitetin Oakland nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I njëjti program nga Vjena, duke filluar nga 2002, është ofruar edhe në UBT në Prishtinë me emrin International Engineering Management.
Një numër i madh i studentëve që kanë studiuar në këtë program sot janë liderë në udhëheqjen e kompanive më të suksesshme në Kosovë dhe më gjerë.