Qendra për Produkte dhe Shërbime Profesionale në UBT ofron Shkollën Profesionale për zhvillimin e aplikacioneve

10/01/2022

Zhvillues aplikacioni, programer, inxhinier i softuerit, analist i sistemeve, e arkitekt softuerik, janë disa prej shumë pozitave në të cilat mund të punojë një i diplomuar në shkollën profesionale për zhvillues të aplikacioneve që e ofron UBT.

 

Përmes këtij programi, studentët dhe kandidatët e tjerë të interesuar, do të kenë mundësi të marrin njohuri dhe aftësi, të cilat do të mund t’i përdorin për të projektuar, zhvilluar dhe implementuar zgjidhje softuerike për bizneset dhe produktet e tyre.

 

Nga Qendra për Produkte dhe Shërbime Profesionale në UBT, pjesëmarrësit e kësaj shkolle do të jenë të aftë:

  • Të zhvillojnë aplikacione përmes gjuhëve programuese Java, C#, PHP;
  • Të dizajnojnë dhe strukturojnë bazën e të dhënave;
  • Të ndërlidhin platforma të ndryshme softuerike;
  • Të implementojnë siguri gjatë zhvillimi të aplikacioneve;
  • Të testojnë aplikacionet dhe zgjidhin shpejtë problemet eventuale (troubleshoot);
  • Të demonstrojnë dhe administrojnë kodin burimor;
  • Të aplikojnë analiza dhe ti dizajnojnë ato sipas kërkesave të biznesit;

 

Kandidatët do të kenë mundësi që përgjatë 4 semestrave për sa zgjatë ky kurs të punojnë me profesionistët më të mirë të kësaj fushe me përvojë shumëvjeçare, me teknologjitë më të fundit që posedon UBT.

 

Zhvillues i Aplikacioneve – Aplikimi