Qendra e Karrierës në UBT mbajti sesion informues në Gjimnazin “Xhevdet Doda”

14/03/2023

Qendra e Karrierës në UBT, në bashkëpunim me Klubin e Karrierës të Gjimnazit “Xhevdet Doda” kanë zhvilluar një sesion informimi para nxënësve të këtij Gjimnazi, lidhur me mundësitë e shumta që ofron UBT drejt një karriere profesionale.

Nxënësit e Gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë u njoftuan nga drejtori i Qendrës së Karrierës në UBT, Halil Bashota, lidhur me Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, që gjendet në Lipjan, si dhe për degët e tjera të UBT-së në Kosovë, nga ku patën rastin të mësojnë edhe për ekosistemin e këtij institucioni të arsimit që ndërlidh shkencën, teknologjinë dhe inovacion në një hapësirë tejet kreative.

Drejtori Bashota së bashku me koordinatoren e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, Samire Sadiku, i njoftuan nxënësit edhe me infrastrukturën moderne të UBT-së, laboratoret për fusha të ndryshme studimi, Poliklinikën e UBT-së, Bibliotekën me mbi 250 mijë tituj, si dhe për sallat e hapësirat e tjera rekreative për studentët dhe për nxënësit e shkollave të mesme.

Ndër të tjera ata u njohën edhe me programet e ndryshme që ofron UBT, të cilat kanë kurrikula multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse, njëherit janë të bazuara nga modelet e universiteteve më prestigjioze në Evropë dhe Amerikë, gjë që e përkufizon UBT-në një institucion lider për arsimin e lartë në Kosovë dhe më gjerë.