Punimi shkencor i profesorit të UBT-së publikohet në revistën shkencore “Civil Engineering Journal”

bool(false) 06/10/2021

Punimi i profesorit të UBT-së, dr.sc Hazir Çadraku është publikuar në revistën multidisplinare, “Civil Engineering Journal (C.E.J), revistë kjo ndërkombëtare, me qasje të hapur dhe të dyfishtë që merret me të gjitha aspektet e inxhinierisë civile.

 

Punimi i titulluar “Groundwater Quality Assessment for Irrigation: Case Study in the Blinaja River Basin, Kosovo”, shpërfaq cilësinë e ujërave nëntokësore në pellgun e lumit Blinaja, me qëllim të përdorimit të tij për ujitje të kulturave bujqësore.

 

Për këtë qëllim, profesori Çadraku gjatë viteve 2015, 2016, 2018 dhe 2019, në pellgun e lumit Blinaja ka nxjerrë mostra të ujit për të vlerësuar cilësinë e ujërave nëntokësorë për ujitje, mostra këto që më pas janë analizuar në laborator.

 

Në linkun në vazhdim mund të gjeni punimin e plotë të profesorit të UBT-së, dr.sc Hazir Çadraku: https://www.civilejournal.org/index.php/cej/article/view/2976