Punimi shkencor i profesorit Edon Maliqi, publikohet në revistën e njohur shkencore

05/12/2019

Revista shkencore “Water Conservation Science and Engineering” ka botuar artikullin “Quantitative Estimation of Soil Erosion Using Open-Access Earth Observation Data Sets and Erosion Potential Model”, të profesorit në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Edon Maliqi, në bashkëaturoësi me profesorin e njohur ndërkombtarisht, Sudhir Kumar Singh.

 

Ky punim trajton përdorimin e teknologjive gjeo-hapësinore si Global Positioning System (GPS), Geographic Information System (GIS) and Remote Sensning (RS), teksa kanë testuar potenacialisht një zonë specifike në qytetin e Mitrovicës.

 

Punimi ka nxjerrë rezultate për koeficientin e rrezikut të erozionit, shtrirjen hapësinore, si dhe humbjen e masës së sendimentit, teksa për të arritur këto rezultate është përdorur Erosion Potential Model (EPM).

 

Ky studim është i rëndësishëm sepse për herë të parë është përdorur “Erosion Potential Model” (EPM) në një zonë të Kosovës, prandaj mundet të përdoret si referencë për një analizë të tillë në nivel vendi, në mbarë vendin.