Punimi i profesorit të UBT-së, Ferid Selimi, rreth sfidave të gazetave të shkruara në Kosovë është publikuar në revistën “Studies in Media and Communication”

24/01/2023

Punimi shkencor i profesorit të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Ferid Selimi, me titull: “Challenges of Print Newspapers in Kosovo in the Period 1999 to 2020”, është publikuar në revistën “Studies in Media and Communication” e indeksuar në Scopus.

Objektivi i hulumtimit ka qenë shqyrtimi i sfidave me të cilat janë ballafaquar gazetat në Kosovë nga viti 1999 deri në vitin 2020, duke përdorur metoda cilësore, ky studim ka pasur për synim të identifikojë faktorët që kanë çuar në ndërprerjen e gazetave të shtypura ditore në Kosovë.

Gjetjet e studimit tregojnë se Kosova që nga marsi i vitit 2020 ka mbetur pa gazeta ditore për shkak të pandemisë COVID-19, pasi qeveria zbatoi masat që rezultuan me mbylljen e përkohshme të biznesit të gazetave, kjo ka çuar në mbylljen e përshpejtuar të katër gazetave të shtypura ditore në Kosovë, të cilat tani vazhdojnë aktivitetin e tyre vetëm në platformat elektronike.

Sipas autorit, problemet me të cilat përballet gazetaria në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë, përfshijnë aspekte të ndryshme të funksionimit social, politik, juridik dhe ekonomik, të cilat mund të dëmtojnë qëndrueshmërinë e lirisë së mediave dhe mbrojtjen e përgjithshme të lirisë së fjalës, qasjen në informacion dhe përfaqësimin publik të opinioneve.

Në linkun në vazhdim mund të gjeni punimin e plotë të profesorit të UBT-së, Ferid Selimi: “Challenges of Print Newspapers in Kosovo in the Period 1999 to 2020″.