Punimi i profesorëve të Shkencave Mjekësore në UBT publikohet në revistën “Open Acces Macedonian Journal of Medical Sciences”

04/10/2022

Punimi i profesorëve të Shkencave Mjekësore në UBT, prof. Dr. Fitim Alidema, PhD kandidat Arieta Hasani-Alidema, Prof. Dr. Minire Alilaj-Beqiraj, në bashkëpunim me disa profesorë nga universitete të tjera, me titull: “Pharmacotherapy of Mental Ilines the Mental Health Centers in Kosovo During 2021”, është publikuar në revistën shkencore “Open Acces Macedonian Journal of Medical Sciences”, e cila është e indeksuar në platformën Scopus.

Ky punim ka të bëjë me trajtimin e sëmundjeve mendore me farmakoterapi, i cili monitorohet në qendrat klinike të dedikuara për këtë qëllim. Sipas studimit të profesorëve kjo praktikë zhvillohet në disa vende të botës, mirëpo në Kosovë në mungesë të një sistemi të tillë, ekziston nevoja për hetime të mëtejshme dhe të vazhdueshme në këtë kontekst me qëllim të monitorimit më të mirë të terapisë.

Punimi ka pasur për synim të analizojë dhe hulumtojë trajtimin e pacientëve me sëmundje mendore në qendrat e shëndetit mendor të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë. Gjithsej 209 pacientë janë regjistruar në studim, ndërkaq profesorët kanë përdorur analizën sasiore të terapisë së përshkruar me ilaçe, ndërsa çrregullimet janë kategorizuar sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve-10R.

Studimi nxjerr në pah përdorimin e terapisë së linjës së tretë si zgjedhje e parë dhe përdorimin e barnave efektive me profile të ulëta sigurie si klozapina. Zbatimi i praktikës së përshkrimit të barnave nga lista thelbësore pa marrë parasysh të dhënat nga hulumtimet e reja të bazuara në prova për trajtimin e çrregullimeve mendore, pacientët duhet të adresohen dhe konsiderohen nga palët e interesuara dhe politikbërësit në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës për strategjitë e ardhshme në përzgjedhje dhe në ofrimin e listës së re thelbësore në psikofarmakologji.

Në linkun në vazhdim mund të gjeni punimin e plotë të profesorëve të UBT-së: “Pharmacotherapy of Mental Ilines the Mental Health Centers in Kosovo During 2021”.