Programi Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik në UBT – multidisiplinar dhe mbështetës në zhvillimin tuaj profesional

05/08/2022

Duke u bazuar në nevojat bashkëkohore të cilat kërkojnë bashkëpunimin mes shkencave të sportit dhe atyre mjekësore, sigurimin e kuadrove profesionale në menaxhimin e shëndetit publik, si dhe orientimin e fëmijëve dhe të rinjve në aktivitete fizike dhe sportive, UBT ka themeluar një program unik në nivelin master, programin Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik.

 

Ky program përqendrohet në pesë fusha: edukimi mbi mënyrën e jetesës (lifestyle training), etapat e jetës (ages of life), sëmundjet dhe kategoritë me nevoja të veçanta (disease and disability), ndërmjetësimi social (social mediation), hulumtime (research).

 

Programi Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik në UBT, është multidisiplinar dhe ofron mundësi pune në institucione të llojeve të ndryshme në fushat sportive dhe mjekësore, mundësi për të startuar biznese të reja, diplomë e njohur ndërkombëtarisht dhe mundësi studimi jashtë vendit përmes Erasmus+, bashkëpunimi me industrinë që siguron punësim të menjëhershëm në institucione të ndryshme sportive dhe mjekësore, si dhe përfshinë teknologjinë e avancuar si; EON reality, 5G, në procesin mësimor.

 

Qëllimi i këtij programi master do të jetë të zhvillojë një profil më të lartë profesional, i përshtatshëm për të trajtuar kompleksitetin e shëndetit dhe mirëqenies në një qasje gjithëpërfshirëse, dhe rolin themelor që sporti dhe mënyra e jetesës mund të kenë në forcimin e ekuilibrit personal, si dhe për të promovuar integrimin social, ndërmjetësimin e konflikteve, menaxhimin e krizave, në kohezionin social dhe qëndrueshmërinë dhe të ndihmojë rimëkëmbjen në rast emergjencash ose fatkeqësish natyrore.

 

Duke u bazuar në faktin se ky program është multidisiplinar, në vete përfshinë përmbajtje nga fusha të ndryshme si: shkenca sportive, mjekësore, sociale, dhe bazuar në këtë, studentë të diplomuar nga fusha të ndryshme atakohen në këtë program, që ka për qëllim profesionalizimin e tyre në menaxhimin e shëndetit përmes aktiviteteve fizike.