Programi master Sistemet e Informacionit dhe Menaxhment në UBT – zgjedhje adekuate për të ardhmen profesionale

18/10/2022

Programi Sistemet e Informacionit dhe Menaxhment në nivelin master në UBT, është një program që ofron ndërlidhjen e mësimit teorik me atë praktik, duke u mundësuar studentëve të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e sistemeve të informacioneve, dizajneve të sistemeve të informacionit dhe menaxhimin e sistemeve të informacionit në organizata.

Programi ofron ndërlidhjen në mënyrën më të mirë të aspekteve teknike të teknologjisë informative dhe sistemeve të biznesit, si dhe garanton sukses të plotë në punësim dhe bursa të shumta për vazhdim të studimeve në universitete të njohura evropiane.

UBT ofron në dispozicion laboratorët më bashkëkohor dhe të pajisur me të gjitha teknologjitë e kohës për të mësuar dhe aplikuar trendet e fundit të programit Sistemet e Informacionit dhe Menaxhment duke u krijuar studentëve mundësinë e praktikimit të lëndëve për të përforcuar njohuritë e tyre.

Studentët që do të përfundojnë studimet në këtë program do të jenë në gjendje të demonstrojnë njohuritë dhe të kuptuarit në fushën e sistemeve të informacionit, duke përfshirë edhe aftësi të gjëra të fushës dhe njohuri të thella të një pjese të caktuar dhe njohuri në hulumtimet aktuale dhe në zhvillimin e punës, si dhe do të jenë në gjendje të demonstrojnë njohuritë metodologjike në fushën e sistemeve të informacionit.

Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!