Profesori i Universitetit të Zagrebit, prof.dr. Zeljko Bacic, vizitoi UBT-në

bool(false) 12/11/2021

Profesori nga Universiteti i Zagrebit, prof.dr. Zeljko Bacic, vizitoi Parkun Shkencor dhe Inovativ të UBT-së, në Lipjan, ku u prit nga rektori i këtij institucioni të arsimit të lartë, prof.dr. Edmond Hajrizi.

 

Profesori Bacic ligjëron lëndët mësimore: “Pozicionimi satelitor”, “Navigimi”, si dhe “Sistemet e integruara në gjeomatikë” në Fakultetin e Gjeodezisë në Universitetin e Zagrebit dhe Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës dhe Gjeodezisë në Universitetin e Split.

 

Rektori Hajrizi e njoftoi profesorin Zeljko Bacic dhe delegacionin nga Universiteti i Zagrebit me gamën e gjerë të laboratoreve të UBT-së, me ekosistemin e këtij institucioni, ku gjeodezisë si lëndë e inxhinierisë si fushë i kushtohet rëndësi e madhe, teksa së bashku vizituan edhe laboratorin e ri të gjeoinformatikës në UBT.

 

Profesori Bacic është koordinator i projektit rajonal në kuadër të Erasmus +, GEOBIZ, qëllimi i të cilit është është forcimi i kapaciteteve të institucioneve akademike për të iu përgjigjur më mirë nevojave të industrisë gjeoinformatike në zhvillim në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Moldavi dhe Mal të Zi.

 

Rektori Hajrizi dhe profesori Bacic gjatë këtij takimi diskutuan rreth implementimit të këtij projekti dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të mirëfilltë në kuadër të këtij projekti.