Profesori i UBT-së, Edon Maliqi mbajti ligjëratë tematike në Sofie të Bullgarisë

08/04/2019

Profesori i UBT-së, Edon Maliqi mbajti ligjëratë tematike më temë: “Geographic Information System & Geospatial Modelling” në departamentin e Fotogramterisë dhe Hartografisë, në Universitetin për Arkitekturë, Ndërtimtari dhe Gjeodezi në Sofje të Bullgarisë.

 

Për studentët dhe profesorët e këtij fakulteti, profesori Maliqi ka shpjeguar në përgjithësi konceptet, parimet dhe modelet e të dhënave që përkrah Sistemi i Informacionit Gjeografik, si dhe u fokusua në modelimin e të dhënave gjeo-hapësinore në funksion të krijimit të një realiteti virtuel.

 

Në kuadër të kësaj ligjërate, ai ka prezantuar edhe aspektet praktike të të dhënave gjeo-hapësinore duke shfrytëzuar softuer komercial dhe pa pagesë të bazuar në GIS logjikën, teksa shpalosi përvojat e modelimit të të dhënave gjeo-hapësinore në Kosovë duke treguar infrastrukturën e të dhënave hapësinore në disa institucione të vendit.

 

Profesori Maliqi është ndarë i kënaqur me mbajtjen e kësaj ligjërate tematike, në veçanti me prezantimin e UBT-së, në Sofie të Bullgarisë por edhe Kosovës në përgjithësi.