Profesorët ndërkombëtarë, Milan Husar dhe Matej Jasso qëndruan për vizitë në UBT – zhvilluan disa leksione rreth arkitekturës dhe planifikimit hapësinor

15/04/2024

Profesorët nga Slovak University of Technology nga Bratisllava, Milan Husar dhe Matej Jasso, qëndruan për vizitë në UBT, njëherit zhvilluan disa leksione për studentët në kuadër të mobilitetit.

Ata realizuan sesione diskutimi me Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT rreth temave: Kultura e Planifikimit të Evropës Qendrore, roli i kulturës së planifikimit në planifikimin hapësinor; Rajoni CENTROPE – vlerësimi i progresit të iniciativës që nga lindja e saj në 2003; si dhe Koncepti i Distrikteve të Energjisë Pozitive.

Profesorët Husar dhe Jasso njëherit zhvilluan disa takime të rëndësishme, me Rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Prorektorin Binak Beqaj, Drejtoreshën e Kampusit, Lirigzona Morina, si dhe profesorë të UBT-së.