Profesorët e UBT-së, Lavdim Menxhiqi dhe Blerim Zylfiu, qëndruan për vizitë në Turqi, në kuadër të shkëmbimit të stafit përmes Erasmus+

bool(false) 05/05/2022

Profesorët e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Lavdim Menxhiqi dhe Blerim Zylfiu, kanë vizituar Fakultetin e Inxhinierisë në “Bolu Abant Izzet Baysal University”, në Turqi, e ku qëndruan për disa ditë.

 

Në këtë vizitë, e cila u realizua në kuadër të mobilitetit të stafit me programin Erasmus+, profesorët e UBT-së, zhvilluan prezantime dhe ligjërata tematike për studentët e këtij institucioni arsimor, ku ndanë përvojën dhe dijen e tyre me studentët e “Bolu Abant Izzet Baysal University”.

 

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë në “Bolu Abant Izzet Baysal University”, patën mundësi që të ndjekin ligjërata tematike në lëndët: “Shkenca Kompjuterike 1” dhe “Shkenca Kompjuterike 2”, si dhe rreth databazës dhe inxhinierisë softuerike.

 

Vizitat e tilla të stafit të UBT-së, po realizohen në kuadër të marrëveshjes për shkëmbim të stafit përmes programit Erasmus+ Staff Teaching Mobility, e që po ndihmojnë shumë në shkëmbimin e përvojave dhe njohurive të profesorëve nga universitetet partnere.