Profesorët e Fakultetit Juridik në UBT, Dr. Sc. Jorida Xhafaj dhe Dr. Sc. Elmi Kelmendi, pjesë e projektit të mobilitetit në Universitetin Bialystok në Poloni

bool(false) 04/06/2022

Profesorët e Fakultetit Juridik në UBT, Dr. Sc. Jorida Xhafaj dhe Dr. Sc. Elmi Kelmendi, morën pjesë në projektin e mobilitetit të stafit akademik Erasmus+ në Universitetin Bialystok në Poloni.

 

Profesoresha Jorida Xhafaj dhe profesori Elmi Kelmendi, kanë zhvilluar takime të rëndësisë së veçantë me menaxhmentin e këtij fakulteti, stafin akademik dhe studentët, ku diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e kërkimit shkencor, dhe në aktivitetet e përbashkëta akademike në mes dy institucioneve.

 

Profesorët e UBT-së, në kuadër të takimit në Universitetin Bialystok kanë mbajtur ligjërata para studentëve të këtij universiteti dhe të atyre ndërkombëtar, të cilët ishin pjesë e këtij projekti, duke trajtuar tema me rëndësi të veçantë nga fushat e studimit.

 

Vizitat e tilla të profesorëve të UBT-së, përfaqësojnë institucionin tonë, por edhe Kosovën nëpër vende të ndryshme dhe janë të rëndësishme për ruajtjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit në sferën e edukimit dhe të arsimimit.