Profesoresha e Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, Besa Veseli ligjëron në “Sapienza University of Rome” në Itali

09/06/2023

Nga marrëveshja e “Dual Degree” përmes “Sapienza University of Rome” dhe UBT-së, profesoresha e Fakultetit Inxhinieria e Agrikulturës dhe Mjedisit, Besa Veseli ka zhvilluar ligjërata në “Sapienza University of Rome” në Itali.

Në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim ndërinstitucional për shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve të fushës së mjedisit është një e mirë e ndarjeve të njohurive në treg evropian dhe bashkëpunim korrekt me këtë Universitet.

Përgjatë qëndrimi të saj në Itali, Prof. Asoc. Dr. Besa Veseli ka takuar dhe ka zhvilluar diskutime me stafin e këtij institucioni, ku ka parë nga afër laboratorët dhe punën hulumtuese të studentëve dhe stafit në përgjithësi.

Në “Sapienza University of Rome”, profesoresha Veseli ka ndarë eksperiencën e saj dhe të arriturat e UBT-së në fushën e teknologjisë, shkencës së ushqimit dhe inxhinierisë së agrikulturës dhe mjedisit me stafin e këtij institucioni. në theks të veçantë ka mbajtur ligjëratë për pjesën e mjedisit në përgjithësi në pjesën e ajrit, ujit, tokës dhe ndërlidhjen me ushqimin dhe pjesën e zhvillimit të qëndrueshëm ne aspektin e energjisë së rinovueshme.

Ky bashkëpunim mes UBT-së dhe institucioneve të tjera kërkimore dhe shkencore në nivel global, ishte një hap i rëndësishëm në zhvillimin si dhe në përkrahjen e ndërkombëtarizimit të Kosovës.