Profesoresha Cecilia Delgado nga Portugalia, zhvilloi një ligjëratë tematike me studentët e Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Shkencave të Ushqimit në UBT

bool(false) 08/07/2022

Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme, para fillimit të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit dhe Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, ligjëroi profesoresha ndërkombëtare, Cecilia Delgado nga Portugalia, e cila foli rreth sistemeve ushqimore urbane në Evropë, me theks të veçantë në Portugali.

 

Ndër të tjera, në kuadër të këtyre aktiviteteve ka qenë edhe punëtoria e cila është mënyra më e përsosur për të aktivizuar pjesëmarrësit dhe e cila është mbajtur nga studentët e drejtimit të Nutricionit nga Fakulteti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë me temë: “Dietat fad dhe dietat e duhura”.

 

Në këtë punëtori janë mësuar elementet thelbësore për dietat, janë analizuar dhe është debatuar për dietat komerciale jo-profesionale dhe dietat e dietat e duhura, ku studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë patën mundësi të fitojnë dhe të përforcojnë njohuritë e tyre rreth profesionit.

 

Akademia Ndërkombëtare Verore e Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit dhe Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, do të karakterizohet me pjesëmarrjen e shumë ekspertëve dhe profesionistëve të huaj të fushës së prodhimtarisë dhe teknologjisë së ushqimit dhe trajtimin e temave të ndryshme rreth saj.