Profesorë të UBT-së po qëndrojnë për vizitë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “Van Hall Larenstein”

bool(false) 25/03/2022

Në kuadër të programit Erasmus+, profesorët e UBT-së, prof.dr. Fisnik Laha dhe prof.dr. Mergim Mestani, janë duke qëndruar për vizitë në Leeuwarden të Holandës, pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara “Van Hall Larenstein”, universitet ky partner i UBT-së.

 

Kjo vizitë është duke u zhvilluar me qëllim të shkëmbimit të përvojave ndëruniversitare në fushën e edukimit dhe hulumtimit shkencor, përderisa profesorët tanë janë duke ndarë përvojat e tyre me studentët dhe stafin e universitetit.

 

Fokusi i diskutimit dhe shkëmbimit të përvojave mes profesorëve tanë, profesorëve të Universitetit të Shkencave të Aplikuara, si dhe studentëve, është trajtimi dhe menaxhimi i ujërave hedhurinë, si dhe avancimi i praktikave më të mira përpunues në industrinë e qumështit.

 

Idetë inovative të UBT-së në këto dy fusha janë duke u mirëpritur dhe vlerësuar lartë nga të gjithë studentët dhe stafi i universitetit, duke bërë kështu që palët e projektit të pajtohen që të vazhdojnë shkëmbimin e përvojave në fushën e shkencave të ushqimit, si dhe në fushat e tjera me interes të përbashkët.

 

UBT këtë vit ka pesë studentë me bursa të plota, të cilët janë duke vazhduar studimet në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “Van Hall Larenstein”, në Holandë.