Profesionet më të kërkuara janë në UBT

23/06/2021

Përzgjedhja e profesionit tuaj është një nga vendimet më të rëndësishme që ju merrni në jetë, pasi që mbi këtë përzgjedhje varet e ardhmja dhe suksesi juaj.

 

Mu për këtë arsye, orientimi në karrierë është shumë i rëndësishëm, në mënyrë që ju t’i shihni aftësitë tuaja dhe t’i përshtatni me kërkesat aktuale të tregut të punës.

 

UBT, si institucion i arsimit të lartë që gjithmonë ka sjellë risi në kurrikulat dhe programet e studimit, ofron profesionet më të kërkuara në gjithë globin, duke iu mundësuar studentëve të jenë në hap me kërkesat e tregut të punës, si dhe të barabartë me të gjithë të rinjtë e botës.

 

Inxhinier dhe zhvillues i programeve kompjuterike që përfshin kombinimin unik të programit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, inxhinier i elektronikës dhe mekanikës që përfshin programin Menaxhim i Mekatronikës, infermier dhe mjek që përfshin Shkencat Mjekësore, kontabilistë që përfshin programin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, ekspert i marrëdhënieve me publikun që përfshin programin Media dhe Komunikim, dizajner grafik që përfshin programin Dizajn i Integruar, menaxhimi i të dhënave që përfshin programin Sistemet e Informacionit, si dhe programet e tjera si: Inxhinieri Ndërtimore, Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Farmaci, Stomatologji, Teknik i Radiologjisë e drejtime të tjera, janë fusha studimi të cilat UBT i ka hartuar në përputhje me profesionet më të kërkuara në tregun e punës, e që të rinjve u mundësojnë punësim më të shpejtë dhe sukses në profesionin që ata kanë zgjedhur.

 

Kjo e bën UBT-në unike dhe institucion më ndryshe, që të rinjve u ofron një qasje multidisiplinare me ofertën më të mirë dhe programet më moderne në harmoni me universitetet më të mëdha të Evropës.

 

Emri është UBT, zgjedhja është më i miri!