Profesionalizohu në fushën e shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare duke transferuar studimet në UBT

24/01/2022

Duke transferuar studimet tuaja në programin Shkenca Politike në UBT, ju do të keni mundësinë që të zgjeroni dhe avanconi njohuritë tuaja teorike dhe praktike mbi zhvillimet politike në vend, rajon dhe botë.

 

Ky program studimi do t’iu përgatis si politologë dhe studiues të rrethanave politike, në mënyrë që të gjeni zgjidhje profesionale për secilin problem që i haset shoqërisë.

 

Profesionistët më të mirë të fushës së shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare janë në UBT, dhe me gërshetimin e kurrikulës moderne dhe infrastrukturës më të sofistikuar në vend studentët përfitojnë njohuri dhe përvoja nga më të ndryshmet për sa i përket kësaj fushe.

 

Transfero studimet në UBT, bëhu ndryshimi për të cilin ka nevojë Kosova!