
Presidentin i UBT-së, Hajrizi, paraqiti dy punime shkencore, si dhe udhëhoqi sesionin për ICT
09/06/2014Prishtinë, 9 qershor 2014 – Presidenti i UBT-së, prof . dr. Edmond Hajrizi, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Kërkimi dhe edukimi – Sfidat drejtë së ardhmes” ICRAE 2014, e organizuar nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër të Shqipërisë.
Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ka udhëhoqi sesionin shkencor për ICT, si dhe ka prezantuar dy punime shkencore “Zhvillimet e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit, një Studim Krahasues për Shqipërinë dhe Kosovën” si dhe “Zhvillimet e Menaxhimit, Sipërmarrjes dhe Edukimit inovativ në shkollat jo biznesore, raste studimore në UBT”.
Synimi kryesor i kësaj konference, ishte promovimi i zhvillimit të procesit të edukimit e të kërkimit shkencor.
Pjesëmarrës në këtë konferencë kanë qenë studiues nga 26 shtete të botës, të cilët kanë referuar në temat kryesore lidhur me: TIK (Teknologji e Informimit dhe e Komunikimit), Media dhe Komunikim, Filologji, Sporte, Shkenca Shoqërore, Kërkim Shkencor, Albanologji, Art, Arkitekturë, Kulturë, Arsim i Lartë etj. Presidenti I UBT-së, z. Hajrizi ka mbajtur edhe fjalimin e përmbylljes së kësaj konference.