Përvetësoni njërën prej gjuhëve më të kërkuar të botës, duke ndjekur kursin e gjuhës angleze në UBT

01/12/2021

A jeni të interesuar të përvetësoni njërën prej gjuhëve më të kërkuara të botës?

 

UBT ofron kursin e gjuhës angleze, të certifikuar nga shkolla profesionale dhe akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, për të gjithë studentët dhe të interesuarit e tjerë.

 

Tashmë përvetësimi i gjuhës angleze është nevojë për të depërtuar në arenën ndërkombëtare, si rezultat i rritjes së kërkesës së tregut për njohjen e kësaj gjuhe, por edhe për zhvillimin tuaj në karrierën profesionale.

 

UBT ofron kursin e gjuhës angleze me kohëzgjatje prej tre muajsh, me përmbajtje prej 80 orëve, në nivelet Beginner, Elementary, Pre-Intermediate, Upper-Intermediate dhe Advanced.

 

Të gjithë studentët dhe të interesuarit e tjerë, që duan të ndjekin kursin e gjuhës angleze dhe të përvetësojnë këtë gjuhë përmes profesionistëve më të mirë që ka UBT, si dhe me metodat më bashkëkohore të mësimdhënies, mund të aplikojnë përmes linkut: Aplikimi për kursin e Gjuhës Angleze.