Përgjatë semestrit të fundit mbi 10 studentë të Fakultetit Media dhe Komunikim janë sistemuar në tregun e punës

19/11/2020

Shtatë gjenerata kanë dalë në tregun e punës në fushën e Gazetarisë, Medias dhe Komunikimit në UBT, të cilët paraprakisht u aftësuan profesionalisht në laboratorët  dhe morën njohuri teorike e praktike nga profesionistë të shquar nga vendi dhe rajoni. Vetëm përgjatë semestrit të fundit, mbi 10 studentë janë të punësuar nëpër media të ndryshme prestigjioze vendore.

 

Studentët dhe ish-studentët e këtij fakultetit, nëpër vendet e tyre të punës e të praktikës, po i shpalosin njohuritë dhe kompetencat e tyre si gazetarë, fotografë, kameramanë, montazherë, zyrtarë për informim dhe zyrtarë të PR-it.

 

Nisur nga statistikat e regjistrimit të vit pas viti studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim kanë arritur që të tregojnë rezultate në studime si dhe në gjetjen e tyre pas diplomimit. 90% e studentëve të gazetarisë janë të punësuar dhe po e dëshmojnë suksesin në tregun e punës.