Përfundon punimet Akademia Verore e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit në UBT

24/07/2023

Me ngjarje dhe aktivitete të shumta përfundoi punën Akademia Verore për Ndërmarrësi dhe Inovacion e organizuar nga Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi përgjatë Global UBT Fest 2023.

Akademia Verore për Ndërmarrësi dhe Inovacion është organizuar si mundësi për të zhvilluar aftësitë dhe njohuritë e studentëve mbi ndërmarrësinë dhe inovacionin.

Të dy modulet kanë përfshirë ligjërata tematike dhe profesionale, si dhe vizita nga industria për të eksploruar dhe kuptuar krijimin e inovacionit brenda ndërmarrjeve, si dhe zhvillimin e  kompetencave për t’iu përgjigjur sfidave reale gjatë krijimit të ndërmarrjeve të reja në kushtet e pasigurisë dhe  mjedisit dinamik vazhdimisht të ndryshueshëm.