Përfundon punimet Akademia Verore e Mekatronikës në UBT

26/07/2023

Akademia Verore e Fakultetit Inxhinieri e Mekatronikës në UBT përfundoi suksesshëm edicionin e sivjetshëm në të cilin trajtoi tema të ndryshme që ndërlidhen me fushën e mekatronikës, robotikës, teknologjisë dhe inovacionit.

Në ditën e fundit të kësaj akademie ligjëroi profesori Edmond Jajaga, i cili shpjegoi më në detaje teknikat e rëndësishme të procesimit të të dhënave dhe ndau disa përvoja dhe projekte personale me studentët dhe pjesëmarrësit e akademisë.

Fokusi kryesor i Akademisë Verore të Mekatronikës ishte “Python & Data Processing”, me ç’rast pjesëmarrësit në këtë akademi patën mundësi të përfitojnë njohuri të reja.