Përfundoi suksesshëm trajnimi dyditor “Përdor potencialin e BE-së për investime – në vend dhe kompani”

10/02/2024

Departamenti për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT organizoi trajnimin dyditor “Përdor potencialin e BE-së për investime – në vend dhe kompani”.

Në këtë trajnim pjesëmarrësit patën mundësinë që të zhvillohen dhe aftësohen për hapat se si të aplikohet për projektet IPA, si dhe rreth menaxhimit të projekteve (CMP-PCM).

Ky trajnim kishte si synim të ofronte njohuri thelbësore dhe praktika të aplikueshme, duke ndihmuar profesionistët dhe ndërmarrjet të përmirësojnë aftësitë e tyre në përdorimin e burimeve evropiane për zhvillim dhe investime efikase.